Kompania

Misioni

Albacall, produkt i një kulture industriale krijuar në vitin 1908-të, prej më shumë se 20 vitesh konsiderohet si lider në menaxhimin e qendrave të kontaktit përsa i përket outsourcing, kjo falë organizimit, proceseve dhe teknologjive të reja të zhvilluara në bazë të nevojave të klientëve.

Vlerat

Për kompaninë tonë buzëqeshja nënkupton të njohurit gjithmonë të rolit përkatës, në respektin e një tregu kompleks, i cili përfshin nevojat e klientëve tanë të brendshëm dhe të jashtëm. Buzëqeshja është e lidhur me konceptin “sjellje sociale”, kuptuar si aftësi për të mbajtur rolin e kompanisë, në respektim të instancave individuale të secilit.

Krahasimi dhe përmirësimi i mëtejshëm

Albacall beson në mundësinë e menaxhimit të kriticitetit, si rrjedhojë e kompleksitetit, nëpërmjet një krahasimi konstant, i mbështetur në përdorimin e “protokolleve relacionale”, të cilat ndihmojnë vazhdimisht kompaninë në përmirësimin e proceseve dhe ambientit të punës.

Respektimi i dinjitetit të individit

Albacall është shembulli konkret i integrimit të kulturave dhe feve të ndryshme.

Formim i vazhdueshëm

Për kompaninë tonë është i rëndësishëm investimi në drejtim të zhvillimit profesional të burimeve të saj nëpërmjet kurseve ad hoc, në bazë të nevojave të secilit prej tyre.

Vizioni

Albacall ka si qëllim të bëhet partner global biznesi dhe qendër ekselence në tregun ndërkombëtar, në aspektin e përkufizimit, projektimit dhe shpërndarjes së një sistemi menaxhimi të shërbimeve unike, të zhvilluara dhe inovuese (filozofia që sheh punëdhënësin dhe klientin si një realitet të vetëm).

Albacall Convention

Shërbimet

Albacall Sh.a, me qendër në Tiranë, ushtron aktivitetin në fushën e Qendrës së Kontaktit (contact center) për tregjet ndërkombëtare. Falë ndërveprimit me të tjera Business Unit të Grupit, kompania është e aftë tu ofrojë klientëve shërbime të personalizuara, të bazuara në ndërthurjen e kanaleve të kontaktit midis kompanive dhe klientëve, duke u bërë kështu shembull i vërtetë për Qendrat e Kontaktit shumëkanalësh.

  • Qendër Kontakti (Inbound, Outbound, Back Office) për llogari të fushatave kryesore të telekomunikacionit italian dhe jo vetëm, transportin ajror dhe shoqëri që ushtrojnë aktivitetitn në edukim;
  • Menaxhim dokumentacioni në proceset e bizneseve;
  • Arkiv optik;
  • Business Process Outsourcing (BPO); ku bashkëpunojmë me klientët tanë për t'i ndihmuar në arritjen e rezultateve të matura në biznes si, rritjen e shitjeve, nivelin e kënaqësisë së klientëve, rritjen e kuotës së tregut, duke ofruar eksperiencën tonë mbi përmirësimin e proceseve në optikën E2E.